Arrestimi i një të dyshuari- Foto: KALLXO.com

Shkaktoi Aksident dhe Iku, Policia Arreston të Dyshuarin

Policia e Kosovës thotë se e ka identifikuar dhe arrestuar personin që dyshohet se shkaktoi aksidentin e komunikacionit dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

I dyshuari është arrestuar dje ndërsa aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 19:15 në Prishtinë.