Zjarr në pyje - Foto: Rtv21

Shiu Shuan të Gjitha Vatrat e Zjarrit

Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, përveç se kanë ulur ndjeshëm temperaturat, kanë bërë të mundur edhe shuarjen e vatrave të zjarrit në Shqipëri.

NDËRLIDHUR

Emergjencat Civile njoftojnë se janë shuar të gjitha vatrat e zjarreve në vend dhe më në fund, pas më shumë se 2 muajsh, asnjë mal në Shqipëri nuk është duke u djegur.

“Gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, të cilat përfshinë gati gjithë territorin e vendit, vatrat e zjarrit aktive që kanë qenë ditët e mëparshme janë shuar plotësisht nuk ka patur vatra zjarresh masive”, thuhet në njoftim të shkurtër të Emergjencave Civile. /21Media

04 Shtator 2017 - 11:50

RTV 21 04/09/2017 - 11:50
NDËRVEPRIMI0