Shiu Ndal Opozitën

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosjes, tha për KALLXO.com, se ky aktivitet parashihej të mbahej në kuadër të mobilizimeve për protestën e 9 janarit.

Sipas tij, edhe në këtë aktivitet ishte paraparë të paraqiteshin me video “mashtrimet e Qeverisë”.

“Ka pasë me qenë një aktivitet simbolik ku kemi pasë me i paraqitë edhe një herë mashtrimet e Qeverisë”, tha Krasniqi.

Se a do të realizohet ky aktivitet ndonjë ditë tjetër para 9 janarit, Krasniqi tha se nuk e di sigurt.

Sipas tij, për këtë aktivitet ishte planifikuar të dilnin edhe deputetët opozitarë.

Por, sot para gjyqit kanë dalë katër deputetët opozitarë Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja.

http://kallxo.com/kater-deputetet-para-gjyqit/

Për aktivitetin e anuluar KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje përmes telefonit edhe nga zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, por nuk ka arritur.