Lumi Mirusha pas shiut

Shiu ia Kthen Ujin Mirushës

Ruzhdi Morina, banor i lagjes “Rexhep Dajkovci” gjendjen e krijuar në shtratin e lumit e konsideron të rrezikshme.

“Mbas reshjeve banorët e shtëpive përreth lumit janë në rrezik edhe të dalin jashtë, e sidomos fëmijët e këtyre shtëpive,” tha Morina.

Ekskavatorë të kontraktuar nga Komuna e Gjilanit më 15 gusht nisën punimet për largimin e ujit nga ky shtrat në gjatësi prej 220 metrave nga qendra e qytetit e deri te lagjja “Rexhep Dajkovci”.

Kjo pjesë e shtratit pritet të betonohet, pasi banorët e kësaj lagjeje përgjatë lumit e kishin të vështirë të jetonin këtu nga kundërmimi prej ujit të ndotur nga kanalizimi.

http://kallxo.com/mirusha-betonohet-ne-lagjen-e-dajkovcve/

Për shkak të kësaj ere të rëndë, banorët e “Rexhep Dajkovcit” protestuan disa orë përpara se të nisnin punimet komunale në Mirushë, duke derdhur kova të këtij uji në mënyrë simbolike, para derës së hyrjes së objektit të kabinetit të Lutfi Hazirit.

http://kallxo.com/uji-mirushes-para-deres-se-lutfi-hazirit/

Por shiu që ra sot ka kthyer ujin në shtratin e Lumit Mirusha mbi zhavorrin që kishte nisur ta shtronte brenda tij komuna.

shiu1

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha ishte premtim parazgjedhor i ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa.

Gjilani – Komunë e Zhytyr në Borxhe dhe Tenderë Kontroversë (TV)

Përfundimi i kësaj pune vazhdon të jetë premtim edhe i kryetarit të tashëm Lutfi Haziri.

Në debatin “Jeta në Komunë” të zhvilluar në Gjilan në mars të këtij viti u fol shumë për punët e papërfunduara në shtratin e Mirushës.

http://kallxo.com/gjilani-i-jabanxhinjve-dhe-i-mirushes-legjendare/