Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Shitja e Kundërligjshme e Policave të Sigurimit

Policia ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë shitur polica të sigurimit të veturave në mënyrë të kundërligjshme. Arrestimi ka ndodhur dje orëve të pasdites.

Në raportin ditor të policisë, thuhet se policat e sigurimit të veturave të dyshuarit i kanë shitur për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës.

Policia e Kosovës thotë se kanë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme, si prova materiale.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.