Lideri i Partisë Radikale, Vojisllav Sheshel - Foto: REL/Reuters

Sheshel Dënimin e Mlladiqit e Quan 'Shpifje'

Lideri ultra- nacionalist serb, Vojisllav Sheshel, e ka quajtur dënimin e ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, “shpifje” kundër të gjithë kombit dhe historisë serbe.

“Kjo është një shpifje e madhe për popullin serb, historinë e Serbisë. Ne kemi shumë argumente kundër kësaj shpifje”, ka thënë Sheshel për transmetuesin serb Pink TV.

Këtë deklaratë Sheshel e bëri pasi tribunali në Hagë, shpalli Mlladiqin fajtor për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Srebrenicë, raporton DPA. (REL)