Bilall Sherifi: Foto: KALLXO.com

Sherifi: Për Demarkacionin Është Debatuar Mjaft

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate tha se mjaft është debatuar për demarkacionin, duke kërkuar ratifikimin e tij

“Mendoj që rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaftueshëm, jo vetëm në Kuvend, po më të gjitha studiot televizive me ditë, javë, muaj e vite të tera. Nëpër shtëpitë tona e në kafene nga qytetarët”, tha Sherifi.

Ai deklaroi se deputetët tashmë e kanë ndarë mendjen në lidhje me votën pro ose kundër, ndërsa tha se Nisma do të votojë pro.

“Nuk besoj që sot pas këtyre viteve dje pas rrethanave të reja të krijuara dikush nuk e di si të veprojë. Disa kanë ndarë mendjen të votojnë po e disa jo, e drejtë e secilit. Nisma, kurdo që vjen në votim, sot a nesër do të votojë pro këtij ligji”, tha Sherifi.