Shënohet 550 Vjetori i Vdekjes së Skënderbeut

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, sot zhvillohen një seri aktivitetesh.

Aktivitetet fillojnë më homazhe te shtatorja e Skënderbeut, për të vazhduar me akademinë kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.

Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Edhe Komuna e Gjilanit bën zbulimin e bustit të heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu në sheshin kryesore para zyrës së kryetarit Haziri.

Ndërkaq Muzeu i Kosovës, në përvjetorin e 550 të vdekjes së Gjergj Kastriotit me nismën e “Museum Illyricum” – Zvicër, organizojn ekspozitë me libra, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet ’30-ta.