Prekaz, Kulla e Jasharajve

Shënohet 20 Vjetori i Epopesë së UÇK-së

Sot fillojnë aktivitetet me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Programi i manifestimit për sot

Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së’’, Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 10:00 do të mbahet Seanca Solemne e cila do ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.

Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.

Zbulimi i Mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Prekaz në ora 14:00.

Në Tiranë duke filluar nga ora 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.