Foto-ilustrim

Shembet Dheu, Vdes 25-Vjeçari nga Llausha e Skenderajt

Një 25 vjeçar sot rreth orës 15:30 ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se si pasojë e shembjes së dheut, një 25 vjeçar ka mbetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt.

”Njësitë përkatëse Policore janë në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”, tha Zahiti për rtv21.tv

Policia janë ende në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin./21Media