Shefqet Krasniqi: Ka Shumë Profile në ‘Facebook’ me Emrin Tim

Ish-imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, po vazhdon ta japë mbrojtjen e tij para Gjykatës, ku po gjykohet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe shmangie nga tatimi.

Nga avokati i tij, Sevdali Zejnullahu, Krasniqi u pyet edhe nëse është në dijeni për një profil në rrjetin “Facebook” me emër dhe mbiemër të tij dhe nëse ai e menaxhonte atë.

Me këtë rast, i pandehuri tha se është në dijeni që në emrin e tij janë hapur me dhjetëra profile “që propagandojnë sipas tekeve të tyre”, herë në të mirë e herë në dëm të tij.

“Dhe sa për njohuri deklarata e parë që më është dorëzuar mua dhe mbrojtësit tim ka qenë e marrë nga hetuesia jonë e nderuar prej një ‘Facebooku’ të rrejshëm në emrin tim”, shtoi ai.

“Unë jam shumë i befasuar se si hetuesit nuk e kanë dalluar profilin tim origjinal, i pyes hetuesit se a vallë nuk e dini ju se i kujt është ky ‘Facebook’, e keni arrestuar një njeri dhe s’e dini i kujt është ky? Dhe atëherë e merr hetuesi lapsin dhe pyet se cili është ‘Facebook’-u juaj zyrtar. Dhe ‘Facebook’-u im zyrtar është: “Të përfitojme nga hoxha i nderuar dr Shefqet Krasniqi””, theksoi ai.

http://kallxo.com/krasniqi-jam-prej-te-pareve-qe-kam-qene-kunder-shkuarjes-ne-siri/

Shefqet Krasniqi foli edhe rreth ligjëratave të mbajtura nga ai në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.