Shefja e re e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Shefja e EULEX-it: Nuk do të Qëndrojmë Përgjithmonë

Në sesionin e Seminarit të 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s ku po flitet për integrimin evropian dhe procesin e reformës, shefja e EULEX-it Alexandra Papadopouloi tregoi qëllimin e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit për largim gradual nga Kosova.

“EULEX-i nuk do qëndrojë këtu përgjithmonë. Fakti i reduktimit të EULEX-it flet për përmirësim të institucioneve të Kosovës,” tha ajo.

Sipas Papadopouloi-t EULEX-i nuk i zëvendëson institucionet kosovare.

EULEX-i nuk është ketu për të zëvendësuar ato, por është mbeshtetës. Duhet të them se bërthama e mandatit tonë është e njëjta, por shtrirja do të jetë më e ngushtë,” tha Papadopouloi.

Mandati i EULEX-it u vazhdua deri më 15 qershor 2018 nga Kuvendi i Kosovës më 17 qershor me votat e 79 deputetëve.

http://kallxo.com/eulex-tash-ka-mandat/

Sesionin për integrimin evropian të seminarit po e drejton kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK-së Elmi Reçica.