Shefi i AKI-së, Driton Gashi, para Komisionit parlamentar - Foto: KALLXO.com
Shefi i AKI-së Raporton Para Komisionit Parlamentar
11.12.2017 - 11:35
Shefi i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Driton Gashi, ka shkuar për të raportuar para Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.
Gashi është duke raportuar për punën e Agjencisë që drejton para deputetëve në takimin që po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Herën e kaluar shefi i AKI-së kishte munguar prandaj mbledhja ishte shtyrë për sot.