Shtëpia e Bardhë

ShBA: Supremja Refuzon Kërkesën e Trumpit për Shfuqizimin e DACA-s

Gjykata Supreme në Amerikë ka kthyer mbrapsht kërkesën e administratës të presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë programin DACA, për dëbimin e qindra-mijëra të rinjve që kanë ardhur në mënyrë ilegale në ShBA kur kanë qenë fëmijë.

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shfuqizojë programin DACA, që daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi imigrantët e rinj pa dokumente.

Me anë të këtij programi, këta imigrantë mbrohen nga dëbimi dhe u jepen lejet e punës për periudha dyvjeçare dhe pastaj ata duhet të riaplikojnë.

Kongresi deri më tani nuk ka arritur të miratojë legjislacionin për të adresuar fatin e këtyre imigrantëve duke përfshirë një rrugë të mundshme për shtetësi.

Me shfuqizimin e DACA-s, mbi 800.000 veta do të përballeshin me dëbim./REL