Michele Sison, zv.ambasadore e ShBA-së pranë OKB-së - Foto: Rtv21

ShBA: Kosova ta Formojë Qeverinë sa më Shpejt

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë Qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

Këtë e tha sot zëvendësambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, Michele Sison.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendësambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multietnike.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj. /21Media