Mike Pompeo - Foto: REL/Reuters

ShBA gati për sanksionet më të ashpra ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksionet më të ashpra ndonjëherë ndaj Iranit.

Në një fjalim në Uashington, diplomati i lartë amerikan tha se Irani do të luftojë të mbajë në jetë ekonominë e vet, pas hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane.

Pompeo tha se do të punojë ngushtë me Pentagonin dhe aleatët rajonalë për të penguar çdo agresion të mundshëm iranian.

Më herët gjatë muajit, presidenti amerikan Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës me Iranin./21Media