Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Sharra e Vjedhur Dërgon dy Burra në Burg

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë dhe të kthejë te pronari një sharrë të druve që ishte vjedhur në Vushtrri para pesë ditësh.

Më datën 29 dhjetor , sipas policisë së Kosovës një burrë kishte depërtuar me forcë në një shtëpi në Vushtrri dhe kishte vjedhur një sharrë për prerjen e druve.

Policia po ashtu ka arrestuar edhe një të dyshuar i cili kishte blerë sharrën e vjedhur.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar ndërsa, sharra e druve i është kthyer viktimës.