Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Shantazh Përmes ‘Facebook’-ut

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, në Fushë-Kosovë dje rreth orës 12:20 një femër ka informuar se përmes rrjetit social “Facebook”, i dyshuari mashkull e ka shantazhuar se do t’i publikojë foto intime të saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti nga Policia po trajtohet si shantazh.