Foto: Ilustrim

Shantazh: Ose Para Ose t’i Publikoj Fotot Intime

Një rast i shantazhit është regjistruar në Gjakovë.

Policia njofton se viktima e gjinisë femërore e ka informuar se një person i panjohur ia ka dërguar një mesazh duke i kërkuar një shumë të parave.

Në të kundërtën, shantazhuesi i dyshuar ka kërcënuar se do t’ia publikojë disa foto intime.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin që po e trajton si shantazh.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë më 12.11.2017 rreth orës 00:21.