Shaban Buza, rektor i Universitetit "Fehmi Agani" - Foto: KALLXO.com

Shaban Buza: Universiteti i Prishtinës ka Probleme Viteve të Fundit

Shaban Buza, Rektor i Universitetit Publik të Gjakovës, njëkohësisht edhe profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se UP po ballafaqohet me probleme viteve të fundit.

Ai theksoi se gjatë ditës kur Universiteti i Prishtinës festonte 47 vjetorin e themelimit, ishte brenda sallës ku studentët me anë të fishkëllimave ndërprenë rektorin Marian Dema duke bërë fjalimin e tij solemn.

Ai këto lloj protesta Buza i sheh të arsyeshme por, sipas tij, më mirë do të ishte që në sallë të jepej një raport me baza se sa fishkëllima.

“Është shumë e fortë nëse një raport jepet me baza se sa një fishkëllimë. Fatkeqësisht raportet kanë dalë në këto vitet e fundit”, tha Buza.

Deklaratën e profesorit Shaban Buza mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: