Sërish Gaz Lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

11:50

Deputetët e opozitës hodhën sërish gaz lotsjellës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u kërkoi deputetëve të qëndrojnë në sallë me gjithë gazin lotsjellës, përveç atyre që për shkak të shëndetit nuk mund të qëndrojnë.

Vendimi më i ri i kryetarit të Kuvendit është pauzë pesëminutëshe.

 

Deputetë të opozitës edhe sot kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Gaz lotsjellës  së pari ka hedhur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e pastaj edhe kolegu i saj nga LVV, Besnik Bislimi.

Nën tymin e gazit lotsjellës, Kuvendi ka miratuar një deklaratë kundër dënimit nga një gjykatë serbe të të tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, dy prej të cilëve janë deputetë të Kuvendit të Kosovës

Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar pauzë 5-minutëshe.

Aktualisht, në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vetëm pjesëtarët e sigurimit, të cilët mbajnë gazmaska. [interaction id=”56c6f0d7ee2dfdd36064c07b”]