Foto-ilustrim | Foto: pixabay.com

Serbia- Ushtrime Ushtarake me Amerikën

Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, një grup i pjesëtarëve të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, këtë javë do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake ajrore të përbashkëta me Serbinë.

Ushtrimi “Shqiponja e Dyfishtë” fillon pasnesër në Aeroportin e Batajnicës në Beograd.

Ky ushtrim synon forcimin e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe për të kontribuuar në sigurinë rajonale, kanë thënë zyrtarë të Komandës Europiane të Ushtrisë Amerikane.