Serbia Tërheq Diplomatët nga Maqedonia pas një Sulmi të Parashikuar

Liderët serbë thonë se e tërhoqën stafin diplomatik nga Maqedonia për shkak të disa informatave për akte të planifikuara sulmi ndaj Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të hënën tha se i gjithë stafi i ambasadës serbe është larguar nga Maqedonia pasi Beogradi pranoi dëshmi për një sulme të inteligjencës ndaj institucioneve të Serbisë.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq dha deklaratë të ngjashme për agjensinë e lajmeve Tanjug i cili përmendi gjithashtu ‘akte sulmi ndaj Republikës së Serbisë’.

Vuçiq dhe Daçiq të dy thanë se ‘fuqi të huaja’, ishin të përfshira por nuk pranuan të japin më shumë detaje

Daçiq i tha Tanjug që Serbia do të ndërmarrë masa që ti mbrojë interesat e saja në Maqedoni dhe shtori se javën e ardhshme, pas konsultimeve, një pjesë e stafit diplomatik do të kthehet në Shkup. Ndërkaq ambasadori do të kthehet më vonë.

Presidenti dhe Ministri i Jashtëm insistuan që Serbia dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Shkupin duke shtuar se megjithatë rrethanat kanë ndryshuar në muajt e fundit.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie miqësore në mes të Beogradit dhe Shkupit. Ne vetëm duam që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe gati të mbrojnë miqësinë e serbëve dhe maqedonasve por edhe për ne të jemi të gatshëm se si të veprojmë në një ambient të ri dhe të ndryshëm me të cilin nuk kemi qenë të mësuar deri disa muaj më parë “, shtoi Vuçiq.

Në fund të Maji, ish-partia e parë në Maqedoni, VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga Nikola Gruevski, u largua nga pushteti dhe u zëvendësua me rivalin Partinë Social Demokrate të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Në mes të raporteve kjo lëvizja përcjelli një plan maqedonas që të propozojë anëtarësinë e Kosovës në UNESCO, që shihet si kundërshtuese ndaj interesave kombëtare të Serbisë, Maqedonia zyrtare deklaroi se ‘Maqedonia zhvillon raporte miqësore me të gjithë shtetet fqinje’.

“Kur ka pyetje të hapura dhe të ndjeshme në mes të dy fqinjëve tanë, Qeveria e Maqedonisë gjithmonë i përcjell interesat e vendit duke u bazuar në principet e fqinjësisë së mirë dhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mos-intereferimit në mosmarrëveshjet në mes të shteteve”, qeveria tha të hënën.

Vuçiq tha se Beogradi do të presë të shohë nëse basti i Kosovës në UNESCO do të jetë akoma në tavolinë.

“Pastaj do të presim të shohim se çfarë Shkupi, Beogradi dhe të tjerët do të thonë”, tha Vuçiqi.

Serbia nuk e pranon deklarimin e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe akoma e konsideron ish-provincën si pjesë e territorit.

Sa i përket një vote më shumë për anëtarësinë e Kosovës në UNESCO, qeveria e re maqedonase shtoi se ‘do të ketë mendje pozicionet e shumicës së vendeve të BE-së”.