Mitrovica e Veriut Foto: Atdhe Mulla / KALLXO.com

Serbia Nis Trenin Drejt Mitrovicës

Sipas medieve serbe, treni u nis nga stacioni kryesor i trenave nëBeograd,i përcjellë nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, ndërsa destinacion të fundit të tij e ka Mitrovicën Veriore.

Treni është i stolisur me ikonografi nacionaliste serbe, flamuj të Serbisë dhe ikona të kishave ortodokse në Kosovë.

Dje Edita Tahiri, ministrja për Dialog i kërkoi Bashkimit Evropian ta ndalojë këtë tren, duke e cilësuar këtë lëvizje të Serbisë “provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë”.

Hyrjen në Kosovë të trenit që Serbia e bleu me kredi nga Rusia Edita Tahiri e cilësoi ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës”.

http://kallxo.com/edita-tahiri-i-lutet-brukselit-ta-ndale-trenin-ilegal-te-serbise/