FOTO Ilustrim

Serbët Dëmtojnë Kishën Ortodokse në Veri

Shtatë të dyshuar meshkujt, gjashtë të nacionalitetit serb dhe një goran, kanë dëmtuar në objekt në ndërtim e sipër të kishës ortodokse serbe në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar prokurorin.

Rr. Kolubarska, Mitrovice Veri 21.07.2017-13:00. Raportohet se

“Shtatë të dyshuar të mitur, gjashtë meshkuj K-serb dhe një mashkull K-goran, kanë dëmtuar objektin në ndërtim e sipër të kishës ortodokse serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për te arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Mitrovicën Veriore më rrugën “Kolubarska”.