Senati i UP-së Injoron Letrën e Ministrit Bajrami

Por në mbledhjen e senatit nuk u përmend asnjëherë letra të cilën Rektori i UP-së, Marjan Dema e ka marrë javën e kaluar nga Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Në letrën të cilën Bajrami i dërgoi Demajt, të siguruar KALLXO.com, thuhet se MASHT-i ka pranuar ankesa dhe shqetësime nga përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të shoqërisë civile dhe gazetarë të mediave të shkruara/elektronike në Kosovë, për mos zbatimin e parimeve dhe standardeve akademike dhe të transparencës në ushtrimin e përgjegjësive ligjore të organeve të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me theks të veçante në zbatimin e kritereve akademike në procesin e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik.

Kjo letër erdhi menjëherë pas publikimit të një hulumtimi në emisionin “Jeta në Kosovë” rreth avancimeve në fakultetin e Mjekësisë në UP.

Në anën tjetër, i pari i këtij senati, rektori Dema dhe anëtarët e Senatit nuk e përmendën fare këtë letër, as në rend të ditës as jashtë agjendës.

Gjatë mbledhjes së senatit u miratuan disa nga pikat e rendit të ditës ndërsa disa të tjera mbetën të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme.

Për marrjen e vendimit për dhënien e titullit Doktor Honoris Causa, Vincenzo Paglias, dekani i fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli tha se duhet bërë një përshkrim më i gjatë se pse Paglia e meriton një titull të tillë.

Mbledhja e senatit përfundoi duke i shqyrtuar vetëm pikat e rendit të ditës pasi që në të ndryshme askush nuk paraqiti ndonjë kërkesë apo problem.

KALLXO.com e transmetoi drejtpërdrejt këtë mbledhje.