Rektorati i UP | Foto: KALLXO.com

Senati i UP-së Sot Vendos për Tituj dhe Masa Disiplinore

Në rendin e ditës të propozuar për mbledhjen e sotme thuhet Senati sot do të vendosë për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa për Monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.

Në pikat e tjera të rendit të ditës, anëtarët e senatit do të diskutojnë për aprovimin e një rregulloreje për masat disiplinore ndaj personelit akademik; shqyrtimin e raportit- procesverbalit të Inspektorit të Arsimit për kandidaten Aida Buza për regjistrim në doktoratë në Departamentin e Kimisë në FShMN; shqyrtimin e vendimeve të inspektoratit për disa kandidatë të angazhuar me honorar në FBV dhe FAB; shqyrtimin dhe marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e të diplomuarve sipas programit trevjeçar me 180 ECTS kredi në programin Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Filologjisë për vazhdim të studimeve me sistem katërvjeçar; dhe marrjen e vendimit për angazhim të stafit akademik me honorar në UP.