Mbledhja e sotme e Senatit të UP-së. Foto: Kallxo.com

Senati i UP Diskuton për Regjistrim në Doktoratë për Vitin 2017/2018

Senati i Universitetit të Prishtinës nesër mban mbledhjen e rregullt në të cilën pritet të diskutohet caktimi i kritereve dhe numri i studentëve për regjistrim në nivelin e Doktoratës për vitin akademik 2017/2018 si dhe shpalljen e konkursit plotësues për vendet e paplotësuara nga afati i parë në nivelin e studimeve Master për vitin akademik 2017/2018.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të bëhet miratimi i zgjedhjes së prodekanit Xhevat Krasniqi për çështje shkencore në Fakultetin e Edukimit.

Po ashtu gjatë mbledhjes, Senatit pritet të shqyrtohet dhe miratohen rregulloret për studime Master në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe në studimet Baçelor në Fakultetin Filozofik.

Senati i UP-së, nesër pritet të shqyrtojë edhe kërkesat për miratim të temës dhe aprovim të mentorit për kandidatët në studimet e doktoratës, Hëna Maloku- Bërzati, Sead Ujkani dhe Senad Neziri.

Po ashtu pritet që të shqyrtohet dhe miratohet kërkesave për ratifikim të punimeve të doktoratës të kandidatëve Albana Berisha- Qehaja, Arben Fetoshi, Petrit Nuraj, Driton Vela, Rrezarta Bajrami dhe Greta Lila.

Senati pritet të shqyrtojë edhe pika të tjera të rendit të ditës.