Komisionet parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut të Brukselit - Foto: KALLXO.com

Selmanaj: Ekipi i Dialogut – Jokompetent e Joserioz

Në takimin e tretë koordinues të komisioneve parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut të Brukselit, Driton Selmanaj ekipin e Kosovës e ka quajtur jokompetent e joserioz.

“Më shumë po i ngjan një ekspedite turistësh sesa përfaqësuesve seriozë të një shteti”, theksoi Selmanaj, i cili është kryesues i Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike.

Ai ka pyetur edhe se kush i dha leje presidentit të vendit të marrë në dorë këtë proces?

“Prej këtij forumi duhet të dalim me një kërkesë drejtuar Qeverisë: Duhet të na tregojë se si e ka caktuar këtë ekip, kush janë këta njerëz, çka do të diskutojnë?”, tha ai.

“Dhe dy: kush e involvoi presidentin në këtë proces?”, pyeti Driton Selmanaj.