Kreu i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj - Foto: KALLXO.com

Selimaj: Asnjë Kriminel S`Do të Qëndrojë Stoik

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, ka deklaruar për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se ai në bashkëpunim me institucionet e tjera të rendit dhe ligjit do ta luftojë dukurinë e fajdesë dhe haraçit në rajonin që mbulon Prokuroria e Gjakovës.

Ai ka thënë se asnjë kriminel nuk do të mund të qëndrojë para ligjit dhe të gjithë do të dalin para drejtësisë.

“Kur ekziston një angazhim i sinqertë dhe i vendosur, asnjë kriminel, ose kryes. nuk do të mund të qëndrojë përpara stoik, por do të nënshtrohet dhe do të dalë para drejtësisë. Këtë ju garantoj dhe besoj se do ta realizoj në praktikë”, ka deklaruar Selimaj për “Drejtësia në Kosovë”.

Kryeprokurori Selimaj ka deklaruar se për dukurinë e haraçit-reketit më shumë flitet nëpër kafene se sa që sipas tij ka raste të tilla në realitet.

Ai ka thënë se qytetarët e rajonit të Gjakovës duhet të bashkëpunojnë më shumë me Policinë dhe Prokurorinë.

Selimaj ka deklaruar se nëse të gjithë do të dështojnë për t`i luftuar dukuritë negative siç është haraçi, fajdeja, ai si kryeprokuror nuk do të dështojë.

Deklaratën e plotë të kreut të Prokurorisë së Gjakovës mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: