Selim Pacolli, AKR, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Selim Pacolli Dënohet me 5 Mijë e 100 Euro

Vendimi i PZAP-së është marrë pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova në të cilën pretendohej se Pacolli shkeli Kodin Zgjedhor gjatë emetimit të një reklame në rrjetet sociale, ku partia e tij shihej duke vendosur pllakate në hapësirat publike të kryeqytetit.

Vendimi ndaj Pacollit është dënimi i dytë për këtë kandidatë gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Dy ditë më parë pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova, Pacolli ishte dënuar me 3 mijë euro për shkelje të normave zgjedhore gjatë fushatës.

http://kallxo.com/3-mije-euro-gjobe-selim-pacollit-per-vozitjen-e-kamionit-te-pastrimit/

Deri më tani, ekipi i monitoruesve të fushatës zgjedhore të BIRN dhe Internews Kosova kanë dorëzuar në PZAP mbi 50 ankesa të cilat kanë përfunduar me mbi 70 mijë euro dënime për partitë politike.