Foto: Ilustrim

Sekuestrohet Marijuanë dhe Mjete për Përpunimin e Saj

Policia në raportin e përditshëm njofton se në Rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur marijuanë dhe pajisje për përpunimin e saj.

“Në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: 191.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale, një mulli për bluarje dhe 24 copë qese të zbrazura”, thuhet në raportin policor.

I arrestuari pas marrjes në pyetje është liruar me urdhër të prokurorit.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksione të policisë kundër drogës.

http://kallxo.com/aksioni-policise-gjetja-e-droges-ne-tavolina-dhe-derrasa/