Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Sekuestrohet ‘Kallashi’ në Prizren

Gjatë një plani operativ, hetuesit policorë të Prizrenit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin M.K. dhe të sekuestrojnë një armë të zjarrit pushkë automatike “AK 47”. dhe një karikator.

Policia e Prizrenit njofton se kishte mbledhur informata rreth personit të dyshuar dhe se një informacion bënte me dije se i njëjti posedonte një pushkë automatike.

Gjatë intervistës, i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar.

Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Ne konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet ne procedurë te rregullt.