Deputeti Korab Sejdiu votoi kundër zgjedhjes së Kadri Veselit në postin e kryetarit të Kuvendit - Foto: Rtv21

Sejdiu Votoi Kundër Veselit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, e ka mbajtur premtimin e dhënë sot në njoftimin për dorëheqjen e tij nga AKR-ja se nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Deputeti Sejdiu ishte në mesin e 52 deputetëve që votuan kundër zgjedhjes së kandidatit të koalicionit PAN.

Në letrën e dorëheqjes nga AKR, Korab Sejdiu kishte premtuar se nuk do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar dhe as Qeverinë e formuar nga koalicioni PAN dhe subjekti të cilit i përkiste deri sot – AKR.

Aleanca Kosova e Re, pjesë e të cilës ishte deputeti Sejdiu, ka prishur koalicionin e formuar para zgjedhjeve të 11 qershorit me LDK-në dhe Alternativën dhe iu bashkua koalicionit PAN.

http://kallxo.com/pacolli-zyrtarisht-i-bashkohet-koalicionit-pan/