Seancë 15 Minutëshe ndaj Hysni Hoxhës

 

Në fillim të seancës Hoxha kërkoi nga gjyqtari Beqir Kalludra që ai të mos lejojë publikimin e fytyrës së ish-kreut të OShP-së. Gjykata e miratoi këtë kërkesë të Hoxhës.

Pastaj Sahit Bibaj, avokati i Hoxhës kërkoi që gjykata ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Hoxhës. Me këtë edhe përfundoi seanca, ndërsa gjykata do të vendosë për këtë kërkesë të avokatit.

Hoxha akuzohet për keqpërdorim detyre dhe autoriteti zyrtar derisa drejtonte Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ky organ ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e palëve të interesuara në lidhje me shkeljet e Ligjit të Prokurimit Publik.

Aktakuza ndaj Hoxhës u ngrit më 26 tetor 2015.

Drejtori i atëhershëm i OShP-së i tha KALLXO.com në vitin 2014 se po duan ta eliminojnë operatorët ekonomikë, pa saktësuar se cilët janë ata operatorë.

http://kallxo.com/reagon-hysni-hoxha-duan-te-me-eliminojne/

Hoxha dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të OShP-së në janar të këtij viti. Ai tha atëherë për KALLXO.com se nuk po tërhiqej nga detyra për shkak të aktakuzës.

http://kallxo.com/ekskluzive-flet-ish-shefi-i-terndereve-pas-doreheqjes/