Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Seanca për Votimin e Rishikimit të Buxhetit Vazhdon Nesër

Pas afër 10 orë debat, ligjvënësit nuk i dhanë epilog seancës për ndryshim-plotësimin e Projektbuxhetit të vitit 2017.

Ata votuan një herë, por dolën që janë 60 deputetë, dhe kryeparlamentari Veseli tha se nuk ka vendimmarrje.

Kur kërkoi votën kundër dhe abstenim, deputetët nuk votuan, ndërsa Veseli tha se “meqë nuk lajmërohet askush, nesër në ora 10:00 vazhdon seanca”.

Ndryshe, në seancën e sotme pati edhe diskutime të nxehta mes deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës.

http://kallxo.com/abdixhiku-hamza-e-veseli-polemizojne-per-veteranet-e-uck-se/

Gjatë seancës së sotme, duke folur në emër të grupit parlamentar të LDK-së, deputeti Naser Osmani tregoi arsyet pse nuk do ta votojnë rishikimin e buxhetit.

http://kallxo.com/osmani-ldk-nuk-ta-votoje-rishikimin-e-buxhetit/

KALLXO.com e shfaqi Live seancën e sotme të Kuvendit.