Kuvendi i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Seanca për Demarkacionin Shtyhet për Afat të Pacaktuar

Seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për afat të pacaktuar.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e paraparë të mbahej sot, në orën 18:00, nuk do të mbahet.

“Për ditën e mbajtjes së saj, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme i kishte kërkuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që seanca të shtyhej për të martën, me 20 shkurt, në ora 14:00, për shkak të aktiviteteve të shumta për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.