Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Seanca e Kuvendit Shtyhet të Mërkurën

Kadri Veseli ka thënë se seanca do të vazhdojë të mërkurën, pasi nuk kishte kuorum për t’u miratuar procesverbali i seancës së kaluar.

Në Kuvend mes tjerash ishin paraparë të shqyrtoheshin Projektligji për Liritë Fetare, ndryshim-plotësimet e Ligjit për Presidentin dhe Projektligji për Prishtinën

Në fillim të vazhdimit të seancës së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti u ankua pse dje nuk iu lejua shefave të grupeve parlamentare të flasin pas propozimit të PDK-së që, seanca të shtyhet për sot.

Hoti pastaj deklaroi se deputetët e kësaj partie do ta lëshojnë seancën dhe pas fjalës së tij, kjo edhe ndodhi.

Edhe deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në seancë, pasi sot nga policia u arrestuan tre të kërkuarit nga gjykata- Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

http://kallxo.com/arrestohet-albin-kurti-2/

Dje PDK-ja propozoi shtyrjen e seancës për sot, në shenjë pakënaqësie në lidhje me një emision të LDK-së në të cilin u tha se zyrtarë të EULEX-it i kanë quajtur kafshë pjesëtarët e grupit Drenica.

http://kallxo.com/pdk-ja-leshon-sallen-kerkon-sqarime-nga-eulex/

Pastaj deputetët e pozitës dhe kabineti qeveritar lëshuan seancën pa ndonjë diskutim, ndërsa mbledhja u vazhdua për pak kohë, derisa opozita propozoi që seanca e shtyrë të mbahet javën e ardhshme.