Seanca e Dhomës së Posaçme në Arat e Malishevës

Një seancë për një kontest pronësor mes AKP-së dhe një familje u zhvillua në arat e Malishevës.

Në arat e Bubavecit të Malishevës u zhvillua një seancë e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

NDËRLIDHUR

Në këtë seancë që u zhvillua në ambient të hapur burrat e familjes Bashota nga ky fshat u mblodhën  për të dëshmuar se toka përreth është pronë e tyre dhe jo e AKP-së.

Dëshmitë se kjo tokë prej mbi 30 hektarësh është e tyre dhe se u ishte marrë në vitet e 60-ta nga ish-sistemi këta burra e dhanë para një trupi gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë vendorë dhe një ndërkombëtar.

Për shkak të kushteve të vështira të përkthimit në ambient të hapur, pyetjet kryesisht i bëri gjyqtari Behxhet Muçiqi.

Dëshminë e tij e dha edhe Kadri Bucaliu që kishte punuar në vitin 1961 në këto toka. Ai tregoi për kundërshtimin e familjes Bashota që t’u merrej toka.

Dëshmitari i tretë Tafil Gashi dëshmoi se në fshatin Bubavec ndër të parët janë vendosur familja Bashota.

Derisa seanca po shkonte drejt përfundimit, njëri prej këtyre burrave që ishin mbledhur, Beqir Bashota tha se nuk do lejojnë që tokat e tyre t’u privatizohen.

Përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit Përparim Gashi kërkoi nga dëshmitarët të tregojnë se me çfarë dokumentesh ata e dëshmojë se toka është ë tyre.

Ndryshe këta banorë kanë paditur AKP-në për për kthimin e tokës, pasi që ata pretendojnë se u është marrë nga ish sistemi dhe nuk është kompensuar asnjëherë. Po ashtu këta banorë pretendojnë se këto prona i punojnë që nga viti 1990.

01 Prill 2017 - 17:05

Naim Krasniqi 01/04/2017 - 17:05
NDËRVEPRIMI0

Seanca e Dhomës së Posaçme në Arat e Malishevës

by Naim Krasniqi
NA NDIQNI

Send this to a friend