Seanca e 1 Shtatorit Shtyhet për Një Orë e Gjysmë

Seanca ku pikë e rendit të ditës është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është shtyrë për një orë e gjysmë, sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi saktëson se pse është bërë kjo shtyrje.

“Arsyeja e shtyrjes është pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it,” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Sipas njoftimit seanca është shtyrë me pajtim të  anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.