Foto: Ilustrim

Së Paku 9 të Vrarë në Munich

Autoritetet gjermane thonë se së paku nëntë persona janë vrarë në incidentin e armatosur që ka ndodhur sonte në qendrën tregtare “Olympia” në Munich.

Sipas kanalit “DW” në këtë sulm që ka nisur rreth orës 18:00 kanë qenë tre sulmues.

Informacionet më të fundit thonë se në mesin e të vrarëve dyshohet se është edhe njëri prej sulmuesve.

Ndërkohë që ministri gjerman Peter Altmeier ka thënë për kanalin ZDF se “po shqyrtohen të gjitha hipotezat”, ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, tha se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Ndërkohë, në gjithë zonën e qytetit jugor gjerman janë shtuar masat e sigurisë dhe po kërkohen autorët e sulmit të përgjakshëm.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ftuar për të shtunën një takim të këshillit të sigurisë.

Mediat e huaja njoftojnë se për shkak të zhvillimeve në Munich, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maziere, ka vendosur t’i ndërpres pushimet.