Scaparrotti: Trasnformimi i FSK-së vetëm me Ndryshime Kushtetuese

Komandanti i NATO-s për Evropë, gjeneral Curtis Scaparrotti ka deklaruar se  NATO do të vazhdojë të jetë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Scaparrotti ka thënë se siguria në regjionin e Ballkanit është e rëndësishme për tërë Evropën.

Duke folur për transformimin e FSK-së Scaparrotti tha se ajo është një forcë profesionale, por transformimi i FSK-së është çështje e institucioneve vendore, por duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe bashkëpunim me komunitetet.

I pyetur rreth ndikimit rus në rajonin e Ballkanit ai tha se janë të shqetësuar me disa deklarime të tyre që nënçmojnë  institucionet e Kosovës.

Ndryshe, gjenereli Curtis Scaparrotti  sot u pritë nga Presidenti Thaçi, i cili e ka falënderuar gjeneralin për mbështetjen që NATO i ka dhënë Kosovës në sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon. Presidenti ka theksuar se roli i NATO-s në Kosovë ka qenë përcaktues jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e sigurisë, por edhe në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë.