SBASHK: Një Orë Grevë më 14 Shkurt

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Arsimit, Shkencës e Kulturës vendosi që më 14 shkurt në të dy ndërrimet nëpër shkollat e Kosovës të bojkotohet ora e parë e mësimit.

Këshilli e ndërmorri këtë masë, pasi sipas SBASHK-ut qeveria nuk zbatoi marrëveshjen e nënshkruar më 5 qershor 2017.

Marrëveshja lidhej me statusin e mësimdhënësve t viteve ’90.

Greva, sipas një komunikate të SBASHK-ut, do të përshkallëzohet me bojkotim të dy orëve në dy ndërrimet më 20 shkurt.

“Dialogu deri tani nuk ka dhënë rezultatin e premtuar që ky projektligj të shkojë në qeveri e pastaj edhe në Parlament, ashtu si është thënë edhe në marrëveshjen e 5 qershorit 2017”, thuhet në komunikatë.

Komunikata sqaron se kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj “ka informuar anëtarët e Këshillit Drejtues  me përpjekjet që ai me bashkëpunëtorët  kanë bërë që në takimet dhe dialogun me  Kryeministrin Haradinaj, me Zv/kryeministrat Limaj e Hoxhaj, me ministrin Bytyqi e ministrin Hamza të realizojnë premtimet nga marrëveshja e nënshkruar me tani Kryeministrin Haradinaj dhe me kryeparlamentarin Veseli”.

SBASHK-u pret mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit për grevat e paralajmëruara.