SBASHK Dënon Falsifikimin e Notave në Drenas

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari, ka komentuar në lidhje me të gjeturat në emisionin “Jeta në Kosovë” të titulluar  “Heshtja e Falsifikimit të Notave”

Në këtë emisionin është transmetuar hulumtimi për rastin e falsifikimit të notave të 12 nxënësve nga mësuesi Fehmi Ramaj në një shkollë fillore në Drenas.

Jashari për KALLXO.com dënoi veprimin e mësuesit Ramaj duke kritikuar gjithashtu heshtjen e institucioneve për këtë rast.

“E kam parë emisionin dhe kam thanë fatkeqësisht se kjo tregon se institucionet jo rrallë po heshtin , qoftë për shkak të një individi apo tjetrit, por SBASHK gjithmonë është për respektim të ligjeve. Ne nuk i mbrojmë mësimdhënësit që nuk janë të denjë për punë, ne  i mbrojmë  vetëm ata që janë të dinjitetshëm dhe shkojnë në shkollë për të punuar si duhet”, tha Jashari.

Falsifikimin e bëri publik kallëzuesi Ramadan Ramaj , mësues në po atë shkollë i cili ka raportuar rastin te një varg institucionesh , nga ato të arsimit e deri te prokuroria.

http://kallxo.com/mesuesi-qe-mbron-arsimin-nga-falsifikimet/

Për prokurorinë Jashari ka bërë apel që të merren me rastin e falsifikimit të notave ligjërisht.

“Apelojmë te institucionet edhe të drejtësisë që të hulumtojmë këso raste dhe këta njerëz të marrin dënimin e merituar. Si rast është për t’u dënuar, për t’u gjykuar dhe unë po them që kushdo që luan me nota është përgjegjësi, sepse bëhet shkelje ligjore dhe është akt i dënueshëm”, tha Jashari.

Emisionin e plotë “Heshtja e Falsifikimit të Notave”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Heshtja e Falsifikimit të Notave