Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.

Salih Mekaj Vazhdon të Gjykohet në Seancë të Mbyllur

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Salih Mekaj po gjykohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aktakuza ndaj Mekajt dhe tre personave të tjerë është ngritur në maj të vitit 2016.

Bashkë me Mekajn të akuzuar janë edhe Vlora Gorani dhe Mentor e Ali Seferaj.

Gjyqtari Shasivar Hoti kishte vendosur më 20 tetor të vitit të kaluar që seanca të mbyllej për publikun me arsyetimin e mbrojtjes së jetës personale të të akuzuarve, dëmtuarve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.

Për këtë arsye edhe seanca e 30 nëntorit ishte e mbyllur.

http://kallxo.com/vazhdon-mbyllur-gjykimi-salih-mekajt/

Seanca ishte e mbyllur edhe më 10 janar 2017.

KALLXO.com siguroi vitin që shkoi aktvendimin e gjykatës për mbylljen e seancave ndaj Mekajt dhe të tjerëve, ku jepeshin arsyet pse ky gjykim po zhvillohet pa praninë e medieve dhe publikut.

http://kallxo.com/ekskluzive-aktvendimi-qe-mbylli-seancen-e-salih-mekajt/

Ndaj mbylljes së seancave të rastit të Salih Mekajt dhe të tjerëve kishte reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kërkuar hapjen e seancave të rëndësishme për opinionin në Kosovë.

http://kallxo.com/agk-kerkon-nga-gjykata-te-hapet-per-rastin-e-salih-mekajt/

Dosjen e raportimeve në KALLXO.com lidhur me Salih Mekajn mund ta gjeni këtu.

Seanca ishte mbyllur për mediat edhe në rastin “Stenta”, me arsyetimin e mungesës së hapësirës për përfaqësuesit medialë në sallë.

http://kallxo.com/vetem-1-minute-pamje-nga-gjykimi-ne-rastin-stenta/