Safete Tolaj dhe Djali i Saj, Sot para Gjykatës në Ferizaj

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, sot pritet të fillojë procesi gjyqësor ndaj ish-gjyqtares dhe kryetares së Gjykatës së Deçanit Safete Tolaj. Këtu i gjeni të gjitha raportimet për rastin Tolaj.

Rasti i Tolajt, ish-gjyqtares dhe ish-përgjegjëses së Gjykatës Themelore të Pejës-Dega në Deçan, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe djalit të saj do të vazhdojë të trajtohet nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Gjyqtarja Safete Tolaj dhe djali i saj Fisnik Tolaj u shoqëruan nga policia më 13 janar të këtij pas gjetjeve të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, nën dyshimin se për të përshpejtuar një lëndë, Fisnik Tolaj kishte kërkuar para.

Safete Tolajt, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa djali i saj gjendet në paraburgim.

Pak ditë pas hulumtimit në “Drejtësia në Kosovë”, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e suspendoi Safete Tolajn nga pozita e përgjegjëses së degës së Gjykatës në Deçan.

Në hulumtimin e Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamje të marrjes së mitos nga djali i gjykatëses Tolaj.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me rastin e Safete Tolajt dhe djalit të saj.