Sa Para Kërkoi Djali i Gjykatëses për Favor në Gjykatë?

Sipas dëshmitarit Berat Kelmendi, djali i gjyqtares Safete Tolajt, i kërkoi atij një pjesë toke me vlerë 20 mijë euro dhe një shumë prej 5,000 euro para të gatshme.

“Erdha fola me axhën tim Agronin edhe i thash që Fisi po i lyp 20 mijë euro, kish fol me nanën e vet edhe më tha që e kryer është kjo punë. Ai (xhaxhai i Beratit) më tha se në rregull pasi ke vendos. Shkova në Deçan edhe i thash (Fisit) a je i sigurt për këtë punë. I thash nëse ta ofroj një pllac në vlerë 20 mijë euro edhe thash po barazohem. Ai (Fisi) tha jo unë po du edhe pare. E pyta sa pare pi don tha edhe 5000 euro”, ka thënë Kelmendi për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në të tjera detaje, Fisnik Tolaj përmend rrjetin e tij duke i premtuar familjes Kelmendi se ka njerëz edhe në Gjykatën e Apelit të cilët vendosin në favorin e tyre.

Në filmime të tjera shikuesit mund të ndjekin momentin e dorëzimit të parave nga familja Kelmendi te familja Tolaj e po ashtu intervistat me personat e tjerë te të cilët janë bartur pronat të cilat u morën me premtimin për zgjidhjen e lëndëve.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: