Deputetët në seancë | Arkiv Foto: KALLXO.com

Sa Paguhen Deputetët e Kuvendit të Kosovës?

Për deputetët është raportuar shpesh se paguhen shumë më shumë se që e meritojnë për faktin se shumë votime në Kuvend gjatë seancave dështojnë për mungesë kuorumi, njëjtë sikur dështojnë edhe shumë mbledhje të komisioneve ku deputetët diskutojnë projekt-ligjet për t’i përcjellë në seancë.

Disa deputetë kanë folur për emisionin “Jeta në Kosovë” për rrogat e tyre. Disa nga ta kanë treguar shumën e parave që marrin në fund të çdo muaji, ndërsa ka edhe të tillë që nuk kanë idenë sa e kanë rrogën.

Shikojeni videon në linkun e mëposhtëm për ta parë se çka thonë deputetët për rrogat e tyre: