Sa Kanë Paguar Çiftet te Gjina Zeqiri për të Pasur Fëmijë?

Çifti A që ka folur për emisionin “Jeta në Kosovë” nën anonimitet, kishte pothuajse 20 vjet që kërkonte të ketë fëmijë.  Pas 20 viteve, ky çift kishte vendosur t’i drejtohet Gjina Zeqirit për të kërkuar ndihmë për këtë çështje.

Grua e burrë thonë se kishin dëgjuar fjalë shumë të mira për doktoreshën Zeqiri prandaj kishin vendosur që kërkojnë ndihmë nga ajo.

“Gjina ka thënë pa problem mundeni me kry këtë punë këtu pastaj kena vazhdu tretmanin i cili ka zgjat përafërsisht 1 muaj. Gjatë asaj kohe ia kemi dhanë 1 mijë euro plus harxhimet në barna dhe injeksione”, thotë ky çift.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Gjina Zeqirit në janar të vitit 2016. Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe dyshimi është i bazuar mirë që në klinikën e saj janë kryer punë të paligjshme.

Por gjykimi ndaj saj nuk është mbajtur asnjëherë sepse ajo është arratisur nga Kosova.

Spitali i saj aktualisht është i mbyllur.

Ndiqeni deklaratën e çiftit të dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”: