Konferenca për trashëgiminë kulturore | Foto: KALLXO.com

Russell: E Dimë si Trashëgimia u Përdor për Ndasi

Duke folur në konferencën për trashëgiminë kulturore Andrew Russell nga UNDP-ja tha se e dimë që kjo trashëgimi është përdorur për ndasi.

Në Konferencën Rajonale “Angazhimi i Komuniteteve dhe Ndërtimi i Paqes në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”, koordinatori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë Andrew Russell tha se edhe pse trashëgimia kulturore duhet t’i bëjë bashkë njerëzit, ajo sipas tij është shfrytëzuar për ndarje.

NDËRLIDHUR

“E dimë se si trashëgimia kulturore është përdorur si një lloj mjeti, si lloj mënyrë e ndasisë… Në të njëjtën kohë [trashëgimia kulturore] është e rëndësishme sepse i sjell njerëzit së bashku. Kjo është ajo që po synojmë të bëjmë”, tha Russell.

Ai deklaroi në konferencë se trashëgimia më shumë lidhet me të ardhmen, sesa me të kaluarën.

Ndërsa Libor Chlad nga Zyra e BE-së në Kosovë tha se interesi i biznesit ndonjëherë është më i madh se ai i ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Arkitektura është e atakuar për shkak të mungesës së legjislacionit. Interesi i biznesit ndonjëherë është më i madh se interesi kulturor. Aksionet konkrete janë të nevojshme për të ruajtur kulturën e Kosovës. Trashëgimia kulturore është krijuar në Kosovë dhe të gjithë njerëzit që kanë jetuar në Kosovë gjatë shekujve”, tha Chlad.

Në tetor të vitit 2015 Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për disa biznese hoteliere në Zonën e Parë të Qendrës Historike në Prizren kanë tejkaluar lejen e ndërtimit në hapësirën ku ka shumë objekte të trashëgimisë kulturore.

Prizreni i Sunduar nga të Fuqishmit e Hotelierisë

Chlad bëri thirrje që trashëgimia e të gjithëve në Kosovë të ruhet.

“BE-ja është e shqetësuar edhe sa i përket sfidave të ndryshme të kulturës serbe e cila është sjellë në pikëpyetje nga ata që kanë agjendë nacionaliste, prandaj komuniteti serb dhe kisha katolike duhet që të ndihen të sigurt këtu në Kosovë. Nga kjo arsye kërkoj nga autoritetet të demonstrojnë dedikimin e tyre që të respektojnë identitetin dhe trashëgiminë kulturore të të gjithëve në Kosovë”, tha Chlad.

Arsim Canolli , këshilltar i ministrit të Kulturës Kujtim Shala tha se Ministria e Kulturës është duke u munduar ta mbrojë trashëgiminë kulturore të vendit.

“Ministria e Kulturës e bën më të mirën që është e mundur për të siguruar që trashëgimia kulturore është duke u mbrojtur, duke u ruajtur dhe duke u promovuar pa pasur paragjykime”, tha Canolli.

Ai tregoi se ministria ka rritur 150 për qind buxhetin për trashëgiminë kulturore.

KALLXO.com shkroi më 22 janar për rritjen prej 60 për qind të buxhetit të Ministrisë së Kulturës në vitin  2017.

Ministria Premton Nisjen e Ndërtimit të Stadiumit

Konferenca Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u organizua nga UNDP-ja në kuadër të projektit “Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” të financuar nga BE-ja.

21 Mars 2017 - 14:56

Vjollca Duraku 21/03/2017 - 14:56
NDËRVEPRIMI0

Russell: E Dimë si Trashëgimia u Përdor për Ndasi

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend